Po e ndjek? Ish i fejuari i Jennifer Lopez fotografohet në të njëjtin dyqan që këngëtarja vizitoi dy orë para tij

Alex Rodriguez dhe reporterja sportive, Melanie Collins, u panë duke vizituar disa ndalesa luksoze në Rivierën Franceze, vetëm dy orë pasi ish e fejuara e tij, Jennifer Lopez, ishte në të njëjtin dyqan.

Rodriguez, 46 vjeç, dhe Collins, shkuan në një dyqan “Chanel” të martën dhe morën akullore gjatë udhëtimit të tij në Evropë me rastin e ditëlindjes, shkruan “Page Six”.

Rodriguez dhe Collins ngritën dyshimet se kanë nisur një histori dashurie në fillim të këtij muaji.

Mirëpo, një burim tha: “Ata janë miq. Ai është me pushime. Ai është beqar dhe po argëtohet.”

“Alex ka qenë i shoqëruar me miqtë dhe familjen gjatë udhëtimit, përfshirë Eric dhe Jessie James Decker. Melanie është një shoqe e mirë,”- tha burimi, duke shtuar: “Ata janë të gjithë miq.”

Burimet thonë se Rodriguez do të përfundoi udhëtimin e tij të ditëlindjes ditën e shtunë, para se të kthehet në punë.