Plani për djalë me një femër tjetër? Bashkëshorti thumbon Merita Halilin

Çifti i mrekullueshëm Merita Halili dhe Raif Hyseni këtë të hënë ishin në një intervistë eksluzive n emisionin ABC e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi.

Rrëfime të pathëna deri tani, krijimet e lëna përgjys nga karantina dhe përfundimi i tyre vetëm para pak kohësh ishin në fokusin e kësaj interviste.

Ata janë çifti që të gjithë duan, e të gjithë e dinë që familja e tyre përbëhet nga vajzat. Ermali I bën një pyetje ngacmuese se, cilit i kishte mbetur peng që nuk e kishin një djalë.

Sigurisht që të dy pohojnë se ishte një peng i Raifit. Personat që njohin muzikantin Raif Hyseni e dinë që humori është pjesë e bisedës me të.

Ndërsa pohon se e dëshironte një djalë, shtoi me shaka se: “Nëse dashurohet herë tjetër, por jo me Meritën”.

Të qeshurat pushtuan studion, ndërsa biseda u ndal tek albumi shumgjuhësh realizuar nga Raif Hyseni, punët e shtëpisë që bënte secili, apo tek puna e tyre në Akademi.