Plane për dasmë këtë verë?! Ja si përgjigjet Nevina Shtylla: Erdha e veshur me të bardha…

E ftuar në “She’ on Top”, moderatorja e njohur Nevina Shtylla, ka folur në lidhje me dashurinë e saj të jetës.

E pyetur nëse do të ketë një dasëm së shpejti, ajo tha se duhet të prisni edhe pak.

Pjesë nga biseda:

Argjira Spanca: Çfarë planesh ke për këtë verë?

Nevina Shtylla: Unë të erdha e veshur me të bardha, por me kostum. Nuk vesha fustan nusërie se mbetet në pritje fustani im i nusërisë. S’do jetë këtë vit asnjë dasëm. Pushim këtë vit

Argjira Spanca: E di ça më bëri regjia mua këtë vit, më vendosën këngën e nuses së dasmave dhe u thashë: Dëgjoni, nuk do e bëjmë këtë vit.