Pjesë e “Big Brother VIP”? Ish-banori na e tha vetë: “Do kënaqeni duke e parë!”

Një javë më parë u lajmërua se së shpejti do të nisë “Big Brother VIP” dhe kurioziteti i publikut sa e vjen e shtohet sidomos për personat që do marrin pjesë në këtë format, pasi nuk do jenë njerëz të thjeshtë por persona publikë. Burime për “Kryefjala.com” thanë se dy konkurrentet e para do të ishin pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në Për’puthen, Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj, por të dyja e mohuan këtë lajm.

Ndërkohë që të gjithë mezi presim të zbulojmë se cilët do jenë pjesëmarrësit në reality show-n e famshëm, fituesi i “Big Brother Albania 8” duket se zbuloi se cili do të jetë konkurrenti i parë. Dhe e ka fjalën për veten e tij!

Vesel Kurtishaj ka publikuar pak momente më parë një status në Facebook dhe Instastory ku shkruan: “Big Brother VIP. Do kënaqeni duke e parë”. Mos sapo na konfirmoi se do të ketë pjesë e formatit?

Nuk e themi me siguri të plotë, pasi edhe para se të startonte “Take Me Out Albania”, një reality show “dating” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, ai postonte në rrjete sociale fjalë mbështëse për emisionin, por u vërtetua se në fakt nuk do të ishte pjesë e tij. Pra, mbetet për t’u parë nëse Veseli është apo jo konkurrenti i parë i “BB VIP”. /News31