Pirro Çako humb babain e njohur, ndahet nga jeta tenori legjendar

Një tjetër artist i madh i skenës shqiptare është ndarë nga jeta. Mjeshtri i Madh, tenori Gaqo Çako mbylli sytë në moshën 83-vjeçare. Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Tenori legjendar, që mban titullin Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Ai la pas shumë kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar, duke u dëgjuar e shfaqur, në opera, në televizion, në radio, në salla koncertesh. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios. Kujtojmë se Gaqo ishte babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.