Piloti i zemrës bën bashkë Moniken dhe gruan e tij: Me dy dashuritë e mia!

Monika Lubonja pati një histori shumë të bukur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, ku krijoi një simpati të veçantë për parashutistin Arbër Xhaja.

Ky i fundit spesh surprizonte banorët me fluturimet e tij dhe u bë personazh në shtëpi. Një ndër surprizat që Monika mori nga “Vëllai i Madh” ishte takimi me pilotin, të cilin e kishte kërkuar disa herë rresht.

Duke u nisur nga kjo, aktorja i kërkoi këngë Elgit Dodës për të dhe pilotin, ku më pas u surprizua nga ky i fundit me këngën “Piloti i zemrës”.

Piloti Arbër Xhaja sot me anë të një video në rrjetin e tij social Instagram na ka prezantuar me dy dashuritë e tij, njëra reale dhe tjetra platonike.

“Përshendetje, miq! Ju prezantoj me dy dashuritë e mija, atë reale dhe atë platonike”, u shpreh Xhaja, duke na prezantuar kështu me bashkëshorten e tij me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Mesa duket, Monika është mirëpritur në familjen e tyre dhe tashmë është rikthyer në një mikeshë shumë të mirë të pilotit dhe familjes së tij.