Përgjumësh dhe me flokët e shpupurisur, Arbana dhe Eduarti e gdhijnë së bashku (Foto)

Jo vetëm që nuk e fshehin më lidhjen e tyre, por tashmë janë bërë dhe më dorëlëshuar me fotot që postojnë, me të cilat përshëndesin ndjekësit e tyre.

Mëngjesin e sotëm ka qenë Erduardi ai që ka publikuar një foto me moderatoren, e cila shihet e pergjumur dhe me flokët e pakrehur.

Arbana-2

Mesa duket përgatitjet për librin e ri dhe filmi i Eduardit e kanë bërë çiftin që të ketë nevojë për ca pushime të mira.

Së fundi Arbana ka njoftuar se librin e saj me receta gatimi ndjekësit mund ta gjejnë dhe në Panairin e Librit, ndërsa nuk ka mundur të veçojë një pjatë të preferuar të partnerit të saj, pasi ai i pëlqen të gjitha.