Përfshihet në një aksident rrugor, aktori Kevin Clark ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Kevin Clark, i njohur për rolin e bateristit në filmin “School of Rock”, ka vdekur pas një aksidenti në Çikago.

Sipas “TMZ”, aktori , i cili luajti rolin e Freddy Jones në film, po udhëtonte me biçikletë në Northwest Side të Çikagos të mërkurën herët (26 maj) kur u përplas nga një automjet Hyundai Sonata.

Ai ishte 32 vjeç. Pas përplasjes, Clark u dërgua me urgjencë në një spital dhe më vonë u shpall i vdekur.

Policia shtoi se automjeti që i mori jetën drejtohej nga një 20-vjeçare.

Duke folur për “Chicago Sun Times”, nëna e Clark tha se djali i saj filloi të luante në bateri në moshën tre vjeçare duke “goditur tenxhere dhe tigan në shtëpi”.

Ai formoi grupe dhe shkroi këngë dhe tashmë kishte krijuar një bandë të re që performoi drejtpërdrejt për herë të parë gjatë fundjavës së kaluar në North Shore.

Një memorial ishte planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në “Teddy O’Brian në Highwood”.