“Perëndesha”/ Gigi dhe Bella Hadid pozojnë nudo për “Versace”

Thjesht quajeni atë ‘Kopshti Hadid’. Motrat Gigi dhe Bella Hadid kanë pozuar nudo për një fushatë të re të Versace-s, së bashku ndërsa kanë mbuluar pjesët e tyre intime me flokët e gjata dhe me çantën e re të dorës nga koleksioni i ri i ‘Versace”-s.Duke luajtur në rolin në mitin e “Adami dhe Eva”, bukuroshet shihen duke mbajtur një mollë të kuqe së bashku dhe vihet re teksa një gjarpër rrëshqet në këmbën e Bella-s.

“Perëndeshat e mia të Versace-s”, ka shkruar Donatella Versace mbi foton të cilën e ka postuar në profilin e saj në Instagram.Fotoja seksi është pjesë e një fushate më të madhe nga dyshja e famshme e fotografisë Mert Alas dhe Marcus Piggott, kjo përfshin fotot e motrave duke pozuar për Donatella Versace.

“KJO ËSHTË EPIKE”, ka komentuar supermodelja Shalom Harlow, megjithëse disa kritikuan për përdorimin e një kafshe për argëtim, kurse disa të tjerë e quajtën foton “demonike”.

Duke folur për fushatën, Donatella Versace i tha Richard Eden për The Daily Mail:

“Familja është gjithmonë në qendër të çdo gjëje që bëj, prandaj i dua Bellën dhe Gigin. Ato janë shembull i forcës mes motrave dhe e ndajnë atë mesazh për lidhjen që kanë me Versace në mbarë botën.”