“Për këtë që kam bërë në film…”/ Salsano Rrapi zbulon diçka pikante për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”.

Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve.

“Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në Pallatin e Kongreseve aty dhe ku 2100 persona bashkë me kastin e aktorëve do të shohin së bashku filmin.

Vetëm pak më parë kanë arritur në tapetin e kuq Salsano Rrapi së bashku me bashkëshorten e tij, i cili ka treguar pak nga roli i ti në film:

Salsano: Jam i sigurt që do mbesë në mendjen e publikut për këtë që kam bërë në film… mesazh do thoja shijojeni filmin dhe mos paragjykoni asgjë…

Ora News