Për Adrolën, ka ca figura që nuk duhet të jenë fare në televizion. Me kë e ka?

Eksperienca e fundit në ekran për Adrola Dushin ishte ajo si pjesë e jurisë e “She’s On Top” në “E diell”. Pas kësaj të fundit duket se Dushi ka vendosur të tërhiqet nga ekrani, pasi i duket e “gënjeshtërt” ajo që ndodh aty.

Në një intervistë për Revistën Class, teksa është pyetur nëse ka pasur sërish oferta për të qenë pjesë e ekranit edhe në sezonin e ri, Adrola është përgjigjur:

“Në fakt, po. Kam marrë disa oferta edhe për sezonin e ri, por ende nuk kam vendosur gjë. E vërteta është që dua të tërhiqem, edhe pse nuk e di me siguri se kur do vijë ajo ditë. E mendoj shpesh që në ekran nuk është e thjeshtë të jesh, por as të mbijetosh. Nuk është se e shijoj shumë këtë pjesën e televizionit, sepse nganjëherë më duket “e gënjeshtërt” ajo që ndodh aty. Ka shumë figura dhe personazhe që punojnë shumë për të qenë pjesë e televizionit (unë kam shumë respekt për punën dhe origjinalitetin e tyre), por ka edhe shumë të tjerë që nuk duhet të jenë, sipas meje. Ndaj më vjen keq që puna e madhe dhe sakrifica që një pjesë prej nesh bëjmë për të qenë aty, mund të “baraspeshohet” me një “buzëqeshje Instagrami”.

Gjithsesi, mbase kjo fasadë në dukje për mua, për publikun mund të jetë ndryshe, kështu që le ta vendosë ai më mirë”.

Adrola s’e ka ndarë ende mendjen nëse do të jetë pjesë e kësaj bote të “gënjeshtërt” siç e përkufizon ajo dhe nuk e shijon aq shumë, por largimin prej tij s’e di nëse e ka pranë apo larg./revistawho.com