Pensioni nuk është për të. Rikthehet Cameron Diaz!

Pas një pauze tetëvjeçare, Cameron Diaz do të rikthehet sërish në skenë si aktore. Diaz, e cila zyrtarisht konfirmoi tërheqjen e saj nga Hollywood në 2018, do të luajë në filmin e ri të Netflix “Back in Action”, së bashku me Jamie Foxx.

Netflix nuk ka caktuar ende një datë për publikimin e filmit, por Foxx shkroi në Twitter se prodhimi i filmit do të fillojë këtë vit.

Edhe pse jo aq aktive në Hollywood vitet e fundit, Diaz ishte aktive duke lançuar një firmë verërash organike.

Vitin e kaluar, Diaz deklaroi se, si nënë, nuk mund ta imagjinonte më të ishte në një shesh filmi për 16 orë në ditë.

Diaz u martua me këngëtarin e Good Charlotte, Benji Madden në vitin 2015, dhe të dy kanë një fëmijë së bashku, Raddix, i lindur në 2020./L.F-dritare.net