Paska dhe kështu! “Unë udhëtoj vetëm dhe kënaqem me burra që nuk do t’i takoj më kurrë në jetën time”

Isha përgatitur për pushime. Hyra në aplikacionin tim të takimeve një natë më parë aksidentalisht, ndërsa përpiqesha të hapja një aplikacion tjetër që fillon me të njëjtën shkronjë. Klikoj mbi mbi telefonin tim, duke synuar të mbyll aplikacionin, por në vend të kësaj, unë e hapa aplikacionin.

Në çast, një parizien me flokë të errët, i veshur me një xhaketë lëkure të zezë të hollë, ‘më buzëqesh’ nga fotografia e tij e profilit. Por ndodhi, vendosa ta takoja.

Udhëtova për në Paris! Unë isha ulur në një karrige me thurje, në një kafene të vogël në ambient të hapur, duke pirë ekspresin tim, pasi kisha udhëtuar gjatë nga SHBA, ku jetoj.

“Çfarë kuptimi ka të bisedoj me këtë njeri?”- Pyeta veten. “Ku do të më çonte ky takim? Pse do të klikonte ai në profilin tim? A janë të interesuar parizienët për femrat topolake, gjysmë aziatike?”. Marr ekspresin tim dhe lë aromën e pasur të kafesë të pastrojë mendimet e mia, deri në idetë se si të krijoja një rrugë të re jete ose pse jo të bëhesha personazh i një podcast-i.

Por një rrëshqitje e qëllimshme djathtas në ekranin e telefonit dhe disa shkëmbime tekstesh tërheqëse më vonë me Tea Boat (siç ma mësoi të shqiptoj emrin e tij francez), 32 vjeç, beqar, një akrep, grupi i gjakut B, vendosim për të pirë kafe së bashku të nesërmen.

Mendoja se isha e vetmja që kisha zbuluar kënaqësitë e udhëtimeve vetëm, përmes takimeve. Më pas takova Danikën (jo emri i saj i vërtetë), një udhëtare ruse e cila shijoi një romancë treditore ndërsa vizitoi Bruklinin, dhjetorin e kaluar. Ajo kishte hapur ‘Tinder’ në kërkim të kompanisë pasi shoqja e saj rezultoi me COVID. Më pas, një ish shoqja ime e klasës më tha se ajo ishte e lidhur thellë me takimet në atë aplikacion ndërsa udhëtonte nëpër Evropë gjatë verës dhe që atëherë ka biseduar me të në distanca të gjata.

Sipas një sondazhi të vitit 2018 të kryer nga ‘Plenty of Fish’ , 49% e përdoruesve të ‘Tinder’ e kanë realizuar një takim gjatë pushimeve të tyre dhe 46% të tjerë të paktën thjesht hapnin aplikacionin për të parë beqarët lokalë ndërsa vizitonin qytetet. Me sa duket, përdorimi i këtij aplikacioni gjatë pushimeve ishte një praktikë më e zakonshme nga sa e mendoja.

Pra, ju do pyesni si shkoi takimi im me Tea Boat?

Atëherë ne u ulëm përballë njëri-tjetrit, të grumbulluar mes klientëve të tjerë në ‘Café du Centre’. Ai porositi një ‘cafe au lait’ ndërsa unë, e uritur nga vrapimi 20,000 hapash i mëngjesit rreth Parisit, kërkova një tartar viçi. Tea Boat më shikoi drejtpërdrejt në sy dhe më bëri pyetje rreth edukimit tim, historisë së takimeve dhe filozofive të romancës. Ai e quajti veten si “stereotipikisht francez”, që do të thotë se ai është një dashnor fantastik dhe i dashur i tmerrshëm.

Të dy qeshëm dhe pas dy orësh ai zgjati dorën dhe unë e pranova prekjen e tij, e habitur nga impulsiviteti im.

Ne kaluam nëpër Paris pa asnjë destinacion në mendje, dhe ai më tërhoqi ‘zvarrë’ nëpër rrugët e qytetit, ndërsa dita ende ndriçonte e kuqe. “Të lutem, mos u bëj kaq amerikane për të kaluar rrugën,” më ngacmoi ai.

Më në fund e gjetëm veten të ulur në një mur betoni përballë lumit ‘Seine’, në një skenë sikur kishte dalë nga një film romantik, me supet e prekur dhe duke parë siluetën e errët të Kullës ‘Eiffel’.

“Epo,” mërmërita unë. “Më pëlqeu shumë që të takova.”

” Moi aussi ,” thotë Tea Boat ndërsa kthehet drejt meje. E shoh atë duke hedhur një vështrim në buzët e mia, dhe i njëjti mendim që më futi në këtë takim më vjen përsëri në kokë – pse dreqin jo? Unë kthehem, ai më përkëdhel dhe buzët tona preken. Por u prekën për një kohë të gjatë.

Ndërsa dielli zbriste nën horizont, dritat e Parisit ndizeshin ngadalë, Tea Boat më çon në stacionin e metrosë dhe i japim lamtumirën njëri-tjetrit. Është, thjesht, takimi më i mirë që kam përjetuar pas shumë kohësh dhe që mbi të gjitha më shijoi shumë.

Unë nuk kam folur më me Tea Boat që nga ajo pasdite. Ne nuk shkëmbyem as rrjetet tona sociale, megjithëse ‘Facebook’ ma sugjeroi atë si “dikush që mund ta njihni”. Por unë preferoj ta lë të qetë kujtimin e Tea Boat, të mbetet vetëm një pasdite romantike që m’u shfaq papritur.

Që nga ajo eksperiencë e parë, unë kam shijuar takime pafund. Kam konsumuar kafe me vendasit në Londër dhe Dublin, megjithëse asnjëra nuk e rivalizoi takimin tim me Tea Boat.

E vetëdijshme se jam vetëm në vende të huaja, gjithmonë sigurohem që dikush të dijë gjithmonë se ku ndodhem dhe njerëzit e rinj i takoj vetëm në zona publike dhe të ndriçuar mirë.

Ndryshe nga takimet në shtëpi në Los Anxhelos, takimeve me pushime i mungon premtimi i jetëgjatësisë. E cila ngre pyetjen – pse ta bëj?

Po ja, i shton një aromë të caktuar udhëtimeve të mia kur jam vetëm dhe mund të takoj vendasit në një mënyrë shumë më intime. Por, përtej kësaj, kur takoj dikë që e di se koha jonë së bashku është e kufizuar, unë zgjedh të jetoj dhe ta shijoj në maksimum momentin aktual.

Në pushime, nuk pyes, a kemi të ardhme? A do të më dërgojë ai mesazh? A do të më telefonojë? A do të kemi një takim të dytë? A është ai “i vetmi”?

Koha jonë së bashku është e shkëlqyer dhe e shkurtër, si një yll që bie. Dhe me të gjitha rregullat tradicionale të ‘hedhura nga dritarja’, unë jam në gjendje të përqendrohem në pjesën më të bukur të kalimit të kohës, me një tjetër njeri./Huffpost