Pasi u puth me dy vajza në buzë, Zhaklin Lekatari vë në dyshime preferencat e saj seksuale

Zhaklin Lekatari njihet për karakterin e saj pakomplekse dhe që gjithmonë flet padorashka duke thyer tabu që ekzistojnë në Shqipëri.

E ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në “Why Not” gazetarja dhe blogeria e seksit ka treguar se ka puthur disa vajza në buzë.

Por pas këtyre eksperienave, ajo është vënë në dyshime përsa i përket preferencës së saj seksuale.

“Ka ndodhur me dy vajza të ndryshme, një herë kur kam qenë në Itali, në moshën 20-vjeçare. Më pëlqente shumë ajo shoqja ime, ishte binjake me një vajzë tjetër. Kishte një lëkurë të bardhë, nuk do ta harroj kurrë, kishte shumë tatuazhe dhe ajo lëkura e bardhë bënte shumë kontrast, ishte dhe agresive por edhe e pafajshme. Në atë periudhë pata edhe disa dyshime, jam bi, çfarë jam unë, jam hetero, jam gey? U putha por nuk ndodhi gjë tjerër midis nesh. Një rast tjetër para nja 7 vitesh me një vajzë italiane, por thjesht u puthëm. Nuk kam pasur asnjë herë eksperiencë seksuale me një vajzë”, u shpreh Zhaklina.