Pasi tregoi se bashkëshortja donte ta fuste në çmendinë, Kanye West nuk ndalet, zbulon se donte të divorcohej nga Kim Kardashian kur ajo…

Kanye West ka pohuar se është përpjekur që të ndahet nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian.

Reperi 43-vjeçar bëri deklaratën në një postim në Twitter që tashmë është fshirë.

“Jam përpjekur të divorcohem me Kim që kur u takua me Meek në Warldolf për “reformën e burgut”,”- shkroi reperi.

Kanye West iu referua kohës kur bashkëshortja e tij dhe reperi Meek Mill folën në një samit për reformën në drejtësinë penale në Los Angeles në nëntor 2018.

Postimet e këngëtarit me famë botërore erdhën disa ditë pasi dha fjalimin e tij të parë në një fushatë presidenciale.

43-vjeçari, i cili ka katër fëmijë me Kim Kardashian, e quajti “Kris Jong-Un” vjehrrën e tij Kris Jenner.

Gjithashtu përsëriti pretendimin se bashkëshortja dhe vjehrra e tij tentuan ta fusnin në një spital psikiatrik pas fjalimit të tij të gjatë para një publiku në North Charleston, Karolina e Jugut të dielën.

Fituesi 21 herë i Çmimit Grammy njoftoi se do kandidonte për president në fillim të këtij muaji.