Pasi publikoi këngën e re, Morena Taraku përfundon në spital

Ditën e djeshme, Morena Taraku, publikoi projektin e saj më të ri. Ajo nxorri këngën e saj më të re”Missed  Call”, ku ashtu si çdo herë tjetër, ajo shfaqet mjaft stil.

Morena-3

Por duket se këngëtarja ka përfunduar në spital, për arsye që ende nuk dihet. Ka qenë vetë Morena që e ka bërë publik lajmin, duke postuar një foto ku shihet e shtrirë në spital, teksa është duke marrë serum.

Morena-2

Kjo mund të jetë vetëm nga lodhja e këtyre ditëve, pasi ajo ka vazhduar me publikimin e pjesëve të ndryshme nga kënga, duke treguar në një farë mënyre, që është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.