Pasi prishi marrëdhëniet me Taynën, Dafina bën veprimin e papritur

Prej ditësh flitet se Tayna dhe Dafina i kanë prishur marrëdhëniet me njëra-tjetrën, pas bashkëpunimit të bujshëm “Bye Bye”. Të dyja kanë bërë postime ironike kohët e fundit në drejtim të njëra-tjetrës, edhe pse nuk kanë përmendur emra. Madje dy reperet e fshinë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale. Duket se prishja e marrëdhënieve, e ka bërê Dafinën të afrohet me ‘rivalet’ e Taynës.

Ajo u bë më e afërt me Melindën duke shkëmbyer komente e duke u ndjekur me njëra-tjetrën në Instagram. Ndërsa së fundmi ndjekësit kanë vënë re se gjithashtu Dafina dhe Rina kanë nisur ta ndjekin njëra-tjetrën. Kjo nuk duket thjesht si rastësi, megjithatë mbetet të presim nëse Dafina dhe Rina po kurdisin diçka.