Pas suksesit të ‘Time Capsule’, Capital T i dedikon këto fjalë të gjithë miqve të tij

Në datë 20 shtator Capital T mbajti koncertin e tij të parë recital në sheshin ‘Nënë Tereza’. Artisti dhuroi performanca fantastike duke i surprizuar të gjithë fansat e tij që ishin aty për të dëgjuar dhe parë nga afër këngëtarin. Pas disa ditëve të mbushura plot emocion, këngëtari ka preferuar që t’i falenderojë të gjithë me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat. Faleminderit Alban Skënderaj, Majk dhe Ylli Limani që e ndatë skenën me mua, do jem aty per ju sa herë ju duhem. Faleminderit ekipit me të cilët jemi lidhur si të ishim një familje sepse punuam me zemër dhe suksesi nuk është vetëm i imi edhe pse koncerti ishte i imi. Faleminderit të gjithë juve që ishit aty dhe dëshmuat se shqiptarët kanë potencial të organizojnë diçka të nivelit botëror pa asnjë gabim. Jam shumë i lumtur që ne e bëmë këtë gjë dhe uroj që të ketë edhe më shumë koncerte të tjera nga kolegët e mi, që shumë prej tyre krijojnë muzikë fantastike. Faleminderit që u bëtë pjesë e ëndrrës time. ju dua, Kapo”, ka shkruar artisti krah fotove të shkëputura nga mbrëmja e së premtes ku dallohet se gjithë sheshi është mbushur nga fansat.

Capital-2

Edhe personazhe të ndryshëm publik, e konsideruan koncertin e Capital-it si një tjetër nivel në skenën shqiptare, duke e komplimentuar për skenografinë, koreografinë dhe performancat./revistawho.com