Pas shumë vitesh lidhje, Devis dhe Ertemiona të martuar zyrtarisht

Pas 9 vitesh bashkë, Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë këtë të diel.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Devisi me një postim në rrjete sociale dhe me dy foto që kanë shënuar këtë moment për çiftin.

Në njërën prej fotove Devisi shfaqet përqafuar me Ertemionën, teksa modelja duket shumë elegante me një fustan të bardhë. Në foton e dytë, çifti tregon unazat e martesës.

“Sot ishte nje dite e vecante per ne, zyrtarizimi i lidhjes sone. Ajo qe do i uroja gjysmes sime Ertemiones eshte te plakemi bashke jeta ime”-shkruan Devisi.

Këngëtari e kishte lajmëruar më herët që këtë vit do të celebrohej. I ftuar tek “Rudina”, Xherahu zbuloi se pas pandemisë ata do të mbajnë një ceremoni të thjeshtë e hyjnore.