Pas pozave nudove, del një tjetër foto e rrallë e Parashqevi Simakut

Prej vitesh nuk dihen shumë detaje nga jeta e këngëtares së njohur të viteve’80-të, Parashqevi Simaku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëmendja tek artistja 52-vjeçare, u rikthye pak kohë më parë me publikimin e disa fotove nudo artistike, që ajo i kishte realizuar në rininë e saj. Ilir Çumani, ishte ai që ka ndarë me miqtë e tij në facebook një tjetër foto të rrallë të këngëtares kur ka qenë fëmijë, dhe këndonte në skenë. “Kjo vajza këtu është Parashqevi Simaku, një këngëtare shumë e dashur për gjeneratën tonë”, shkruane ai poshtë postimit. Kujtojmë që Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966, dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndonte, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar. Në vitin 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”. Gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Pas vitit 1991 ajo u largua nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA, ku vazhdoi karrierën muzikore me publikimin e një albumi të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH si e ftuar./Story.al