Pas operacionit, Bora Zemani rikthehet në program dhe surprizohet nga konkurrentët

Prezantuesja, Bora Zemani  është rikthyer në emision pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ajo prezantoi e ulur gjatë programit dhe pranë opinionistit, Arjan Konomi.

“M’u desh të kryeja një ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë shpresojmë që e keqja ka kaluar dhe sot jemi të gjithë bashkë në ‘Për’puthen’ për të përjetuar emocione të bukura, përse jo”– u shpreh Bora.

Djemtë e emisionit Bruno Shemsho dhe Albi Dhima, kishin menduar ta surprizonin prezantuesen më një tortë për ditëlindjen e djalit të saj, Arborit dhe një tufë më lule.

Bora u shpreh se ndihej e emocionuar nga gjesti i djemve, duke i falënderuar të gjithë për surprizën e bukur.