Pas një heshtje të gjatë, bëhet i gjallë Flori Mumajesi

Pas çmimit të parë në festivalin “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi publikoi gjithashtu disa këngë të reja, ndërkohë që ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Por krejt në mënyrë të paprituar, prej gati 5 muajsh, nuk është dëgjuar asgjë nga kantautori i njohur shqiptar. Megjithatë pas kaq shumë kohësh shkëputje, këngëtari është bërë i gjallë dhe kjo është vënë re nëpërmjet një pëlqimi që i ka bërë fotos së fundit të Xherdan Shaqirit.

Flori-Mumajesi-2

Në mes të mijëra like-eve vihet re edhe emri i Florit, i cili duket të jetë rikthyer pas disa muajsh, shkruan FaxNews. Nuk dihet ende arsyeja përse Flori ka zgjedhur të mos jetë më aktiv në publik, megjithatë le të themi se po feston fitoren e merituar të “Kënga Magjike”.