Pas ndarjes, Rihanna kapet duke u zënë në plazh me të dashurin arab

Gjatë muajit të kaluar ishte njoftuar nga mediat se këngëtarja e famshme Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj miliarder me të cilin ishte në lidhje prej një viti. Dhe përderisa duket qartë që këngëtarja është ribashkuar me Hassan Jammel, kanë dalë edhe fotografitë paparazzi të çiftit gjatë pushimeve të tyre në Puerto Vallarta të Meksikës. Dhe këto nuk janë thjesht fotografi, sipas Prive. Në imazhet që po qarkullojnë në mediat ndërkombëtare, 30-vjeçarja Rihanna dukej shumë e inatosur pasi në mënyrë të vazhdueshme po i drejtonte gishtin biznismenit arab, në formë qortimi. Si gjithmonë, këngëtarja po dukej shumë bukur në një palë bikini në ngjyrë të gjelbër smeraldi, momente inatosjeje ku ajo dukej shumë seksi. Çifti u raportua të jenë ndarë gjatë muajit të kaluar, ndërsa burime të afërta të Hassan kanë thënë se ishte ajo që i theu zemrën atij. Familja e të dashurit të Rihanna-s, në vitin 2017-të ishin renditur mes katër familjeve më të pasura të Arabisë Saudite dhe sipas Forbes për Lindjen e Mesme, ata numërojnë pasuri prej 2.2 bilionë dollarësh.