Pas ndarjes nga Stela, Çimi filmohet duke u puthur me Linditën

Çimi dhe Stela dolën nga “Për’puthen +40” çift dhe bënë deklarata të forta dashurie për njeri-tjetrin, por u ndanë pak javë pas përfundimit të programit të dashurisë. Ish-konkurrenti e la 41-vjeçaren pas asnjë shpjegim dhe u zhduk. Pëlqim për Çimin kishte treguar edhe Lindita, e cila pas ndarjes së tyre tha se nuk ka asnjë lidhje me Çimin. “Jo nuk më lidh puna me Çimin fare. Më vjen keq që të paktën t’i kishte rregulluar dhëmbët Çimi Stelës”, është shprehur ajo përmes një videoje.

Mirëpo, e vërteta duket ndryshe. Pas ndarjes, duket se Çimi ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten Lindita Bimi. Lindita ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen dhe në rrjet janë publikuar video të dyshes duke u puthur në buzë. Ishte Gilberta ajo që ka zbuluar lidhjen e tyre, duke publikuar pamje nga festa, ku Çimi dhe Lindita duken shumë të afërt.
“Një takim që po e prisnim. Çifti i ri? Gëzuar ditëlindjen Lindita”, ka shkruar Gilberta.