Pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princ Leka nis një lidhje të re dashurie?

Ndarja ka bërë që Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia të jenë çifti më i përfolur i ditëve të fundit.

Madje thuhet që Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk jetojnë më bashkë dhe janë drejt divorcit, edhe në rrugë ligjore.

Mirëpo, gjatë kohëve të fundit, imazhi publik i Princit duket se ka ndryshuar (për mirë). Që prej fotografisë dhe urimit për të bijën, në tre vjetorin e saj, fotografitë e tij janë shtuar. Bashkë me gëzimin e dritave të dhjetorit, fotografitë e Princit Leka me të bijën janë bërë më të gëzuara, më të qeshura, njësoj si festat e muajit.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse imazhet e tij të fundit janë të mbushura me ngjyra e hare. Zërat thonë se Princi është në një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe, raporton “Living”. Të jetë kjo vallë arsyeja e gëzimit në imazhin e tij?! Sidoqoftë, fotografitë janë të bukura, harmonia që ndihet në sfondin e tyre, gjithashtu!

Kryefjala.com