Pas ndarjes, Loredana kunja për Mozzik: “Unë të thyej zemrën..”

Ndarja e tyre pati shumë bujë, aq sa në fillim u aludua se ishin vetëm dyshime.

Por siç duket, gjithçka ka marrë fund për çiftin Mozzik-Loredana. Ata kanë hequr njëri tjetrin nga rrjetet sociale dhe gjithashtu kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku.

Madje herë pas here nuk i kursejnë as kunjat kundrejt njëri tjetrit. Në ‘Instastory’, Loredana ka postuar një shprehje ku indirekt është e  ditur se kujt i drejtohet:

Loredana-12

“Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është i veçantë”.

Ndërsa në një tjetër postim po në ‘Instastory’, në një foto të saj ajo shkruan:

Loredana-13

“Unë ta thyej zemrën, aq sa ti të mos e ndjesh më”.