Pas Getoarit, Luiz Ejlli do të bashkëpunojë me dy artistët e njohur?

Që prej përfundimit të rrugëtimit të tij në ‘Big Brother VIP’, Luiz Ejlli ka qenë mjaft aktiv me koncerte dhe projekte muzikore, ku ka premtuar bashkëpunime me emra të njohur të muzikë shqiptare.

Ndërkohë, teksa fansat po presin këngën me Getoarin, postimi i fundit i Luizit duket se po na lajmëron një bashkëpunim po aq interesant!

Ai ka pozuar krah Brunos dhe Klajdi Harunit me captionin ‘Fourdots’. Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për krijimin e ndonjë projekti të ri, por mund ta themi me bindje se është një kombinim që do të kthehej në hit.