Pas fitores të Love Island, Ueda dhe Arlind zbulojnë çfarë do të bëjnë me 50 mijë eurot

Dashuria e Uedës dhe Arlindit i dhuroi çiftit jo vetëm fitoren në “Love Island Albania”, por edhe çmimin e madh prej 50 mijë Eurosh.

Siç u pa në finalen e madhe, Ueda zgjodhi dashurinë dhe vendosi që paratë t’i ndajë me Arlindin.Megjithatë, Arlindi është shprehur se veprimi i parë që do të bëjnë me paratë është të ndihmojnë prindërit e Uedës me një pjesë të tyre.

Këtë deklaratë çifti e sqaron më gjatë për “Rudina” në Tv Klan në intervistën e tyre të parë të përbashkët.

Ueda: Edhe pse kam këtë dëshirë shumë të madhe që t’ua kthej në njëfarë mënyre prindërve të mi se kanë sakrifikuar shumë, e di se ata nuk kërkojnë asgjë ndaj meje dhe janë shumë krenarë për kush është Ueda dhe vajzën që kanë rritur.

Ashtu si njerëzit thonë jam i mirë vetë, e di se prindërit e mi janë shumë më të mirë që më kanë rritur kështu.

Dua në njëfarë mënyre t’ua kthej, por besoj që fakti që unë jam Ueda dhe jam duke përcjellë gjërat që ata më kanë mësuar është njëfarë gjëje më e madhe se sa leku apo ndonjë gjë, ata nuk e presin hiç.

Arlindi vlerëson sakrificën e prindërve në emigracion dhe e mbështet deklaratën e partneres së tij.

Arlind: Ueda ka detyrat e veta se kanë investuar me çdo kusht dhe janë të detyruar të marrin pjesën e tyre, e meritojnë.

Kryefjala.com