Pas 3 vjetësh lidhje, Romeo Beckham dhe Mia Regan i japin fund!

Romeo Beckham dhe Mia Regan janë ndarë! Lajmi është konfirmuar nga “Daily Mail. Sipas njëjtit burim, dyshja u ndanë për shkak të largësisë. Romeo është futbollist ndërsa nga ana tjetër, Mia është modele.

Lidhja e tyre në distancë nuk funksionoi.

Thuhet se familja e Romeos e do shumë Mian. Ata janë të dy të rinj, të bukur dhe mbeten shumë të dashur për njëri-tjetrin, dhe familja e do Mian”, theksoi burimi.

Romeo dhe Mia kishin tri vite bashkë. Mia publikoi disa foto në maj, ku i uronte Romeos 3-vjetorin e lidhjes.

Burimi shtoi: “Ai është i fokusuar në karrierën e tij dhe jeton në Miami dhe ajo është në Britani të Madhe, duke punuar në karrierën e saj si modele dhe influencuese.

Duket se dyshja është ndarë me mirëkuptim dhe fund kanë ruajtur respektin reciprok.