Pas 15 vitesh në “News 24” Bashkim Hoxha ndryshon televizion…

Në 25 vite na ka ndodhur që të zgjohemi të paktën 1 herë me figurën e Bashkim Hoxhës. Për 10 vite ai punoi në Tv Teuta (televizionin lokal të Durrësit), ndërsa në 15 vitet në vijim titujt kryesor të gazetave i kemi mësuar prej tij në ekranin e News 24.

Por i ftuar dje në programin “Ditë pas dite” ku ka folur për karrierën e tij televizive si dhe atë artistike Hoxha është pyetur nga gazetarët e emisionit se a është e vërtet se së shpejti do ta shohim në një ekran tjetër?! Gazetari i njohur nuk ka pohuar por as nuk e ka mohuar këtë lajm, megjithatë ka lenë të kuptohet se ky fakt është i vërtetë duke thënë “emisioni do të jetë po ai”….

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Hoxha së shpejti do t’i bashkohet stafit të Abc News.

(Video min 21:12)

Kryefjala.com