Pas 1 viti, aktorja ndryshon emrin e djalit

Një vit pas lindjes së djalit, aktorja Amy Schumer vendosi t’ja ndryshojë emrin të birit sepse kuptoi që tingëllonte çuditshëm.

View this post on Instagram

11 months and sneaky as hell

A post shared by @ amyschumer on

Ajo dhe partneri i saj, Chris Fischer fillimisht menduan ta quanin bebin Gene Attell Fischer! Përpiquni ta lexoni me zë të lartë këtë emër dhe do të kuptoni pse Amy vendosi t’ja ndyshojë.

Gene Attell- është si të thuash “gjenital” dhe ky emër s’është aspak interesant për t’ja vënë një foshnjeje. Lajmin e ndërrimit të emrit, aktorja e ka bërë publik së fundmi, duke thënë se e kuptuan aksidentalisht “se e kishin quajtur të birin gjenital”.

Tani emri i ri i bebushit është Gene David Fischer, meqë David quhej edhe babai i Amy-it.