Papa Françesku: S*ksi është një nga gjërat më të bukura që ka dhuruar Zoti, çdo gjë që ju tërheq në një drejtim tjetër…

“Ata që janë të varur nga pornografia janë sikur të ishin të varur nga një drogë që i mban ata në një nivel që nuk i lë të rriten”.

Papa Françesku është bërë pjesë e një dokumentari ku ka dialog me një grup të rinjsh, titulluar “Amen”, që do të transmetohet në Disney+.

Në këtë dokumentar, sipas Ansa, Papa ka prekur dhe temën e masturbimit dhe u thotë të rinjve:

“Seksi është një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut.

Të shprehesh seksualisht është një pasuri. Pra çdo gjë që pakëson shprehjen e vërtetë seksuale, të pakëson edhe ty dhe të varfëron këtë pasuri që të është dhuruar.

Seksi ka dinamikën e vet, ka arsyen e vet të ekzistencës.

Shprehja e dashurisë është ndoshta pika qendrore e aktivitetit seksual.

Pastaj çdo gjë që ju tërheq në një drejtim tjetër dhe ju largon nga ai drejtim, pakëson aktivitetin tuaj seksual.”