Pamjet e kësaj dasme sapo konfirmuan çiftet Bora-Donald dhe Jonida-Romeo?

U bë disa kohë që qarkullojnë lajme, sidomos në portalet ‘rozë’ se dy binjakët e famshëm të ‘Al Pazar’ janë në lidhje respektive dashurie: Donaldi me Bora Zemanin dhe Romeo me Jonida Maliqin. Të katërt asnjëherë nuk kanë pranuar diçka publikisht por duket së romancat e dy çifteve sa vijnë dhe po dalin më tepër në pah nga detajet që ndjekësit gjejnë në Instagram.

Jon-2

Fillimisht ishte progami 3-shat që nis së shpejti mes dy binjakëve dhe Borës që shtoi më tepër kureshtjen dhe më pas një video e publikuar në rrjet ku Jonida Maliqi dhe Romeo ishin kapur nga paparacët në një pishinë të përqafuar duke kaluar momente të ëmbla me njëri tjetrin.

Jon-3

Ditën e djeshme në mbrëmje, fansat e të katërve kanë shkruar në rrjete sociale se janë të sigurtë se romancat e tyre nuk janë thjesht thashetheme. Të katërt personazhet e njohur kanë qenë në të njëjtën dasmë dhe çifti i cili martohej ishin të njohurit e dy binjakëve Donald dhe Romeo.