PAMJET/ Aksidentet nuk ndalen, italianët “në shënjestrën” e pilotëve, 19-vjeçari në timon përplas në tokë dy turistët me motorr

Një tjetër aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin Sarandë – Gjirokastër në afërsi të hidrocentralit “Bistrica 2”, ku sërish në shënjestrën e pilotëve shqiptarë janë sërish turistë italianë, të cilët po lëviznin me motorçikletë.

Mësohet se automjeti tip “Volksvagen” me targa AA486VY dhe me drejtues, shtetasin Orest Zhgabi 19 vjeç, është përplasur me motorrin tip “Dayang” me targa AY221 me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç.

Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja, një tjetër shtetase nga Italia, Maria Pedroni, 25 vjeçe.

Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës ku raportohet se një prej tyre ka thyerje të kockave të njërës këmbë.

Ora News