PAMJET- 4 të plagosur nga të shtënat me armë në një klub nate në Spanjë, po festonte edhe nipi i Mbretit

Të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Opium Beach Club, një klub i njohur nga turistët britanikë në një prej vendeve më të frekuentuara spanjolle.

4 persona janë qëlluar me armë zjarri në një klub nate në Marbella, pasi një person i armatosur filloi të qëllonte në pistën e mbushur me njerëz. Të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Opium Beach Club, një klub i njohur nga turistët britanikë në një prej vendeve më të frekuentuara spanjolle.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë një përleshje që shpërthen mes të ftuarve në seksionin VIP, përpara se një person të nxirrte armën e tij, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe teksa pjesëmarrësit e festës ikën të dëshpëruar nga vendi në skena kaotike. Burimet nga Policia thanë se i armatosuri ishte holandez, ndërsa një nga viktimat ishte irlandez, i cili u qëllua në gjoks.

Në klub mbrëmë ishte Froilán de Marichalar, nipi i mbretit spanjoll Felipe VI, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 24-të, pohoi Look. Ylli i “Dutch Love Island” Kelly van der Minne gjithashtu po festonte atje teksa një dëshmitar përshkroi momentin kur u qëllua një grua në tavolinën pranë.