PAMJE TË RËNDA/ Motoçiklisti tenton t’i ikë policisë, përplaset për vdekje LIVE

Një motorist ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti fatal, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia e Los Anxheles.

Gjithçka është transmetuar LIVE në ekranet e mediave, pasi ndjekja e motoristit ishte duke u filmuar nga një helikopter, i cili kapi momentin fatal kur viktima, në përpjekje për ti shpëtuar ndjekjes nga patrulla e policisë, humbi kontrollin dhe u përplas me një automjet.

Sipas mediave amerikane, motori u shkatërrua plotësisht nga përplasja e fortë me makinën, duke bërë që drejtuesi i saj të humbë jetën menjëherë, ndërsa janë plagosur edhe shoferi i makinës dhe dy pasagjerë që udhëtonin më të. Këta të fundit u dërguan në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(e.h/dosja.al)