Pamje të frikshme, shihni si është dëmtuar nga tërmeti ky pallat në Durrës. Evakuohen banorët (FOTO)

Këto janë pamjet që ka lënë pas tërmeti i fortë i së shtunës, me një magnitudë prej 5.8 ballësh. Ky pallat shumëkatësh në sektorin ”Iliria” të plazhit të Durrësit është vlerësuar si i pabanueshëm për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti.

Termet-2

Pallati është ndërtim i dekadës së fundit dhe është rrethuar me shirita bllokues për të shmangur hyrjen në të.

Termet-4

E gjithë godina ka pësuar dëme të konsiderueshme strukturore brenda dhe jashtë, ndërsa banorët janë strehuar te të afërm dhe në shtëpitë e pushimit të ministrive që ndodhen në Plepa./ Tch