Pak pasi u nda nga Roberti, Nora shfaqet duke darkuar me politikanin e njohur

Që pas dhënies së lajmit se Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk ishin më bashkë, ata të dy kanë qenë kryefjala e mediave rozë.

Kujtojmë këtu se ishte Roberti, ai i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi se lidhja e tij me Norën kishte marrë fund.

Nora-2

Së fundmi këngëtarja e njohur është shfaqur duke darkuar me një politikan të njohur. Ajo ka postuar një foto të politikanit, Besnik Tahiri në Instastoryn e saj.

Nën shoqërinë e tyre ka qenë edhe këngëtarja Jehona Sopi. Kurse vetëm disa ditë më parë, Nora ishte me pushime me vajzën e saj Renee.

Nora-3

Mesa duket ajo ka vendosur ta hedh pas krave lidhjen 13 vjeçare me Robertin duke pushuar e duke dalë me miqtë e saj.