Pak muaj pasi i dhanë fund martesës, reperi shqiptar kapet mat me të dashurën e re (foto)

Para disa muajsh, vetëm pak kohë pas martesës, S4MM ndau përfundimisht rrugët me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet u shfaqën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Motivet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por u dyshua se Filis e kishte tradhtuar S4MM, për shkak të këngës “Tradhtare”, që ai publikoi vetëm pak ditë pasi i dha fund marrëdhënies.

Ndërkohë në lidhje me këtë ndarje kaq të papritur, reperi është shprehur se në dokumenta vazhdon ende të jetë i martuar dhe flasin me njëri-tjetrin, por rrugët e lidhjes janë ndarë përfundimisht.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.

Por në fakt nuk qenka fiks kështu! Vetëm pak pas ndarjes nga partnerja, S4MM është fotografuar me partneren e re në Zvicër.

Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë munduar t’i shpëtojnë syrit të publikut, siç mund ta shihni nga fotot e publikuara nga faqja “Artistët shqiptarë” në Instagram.