Pa komplekse, Kejvina Kthella pranon ndërhyrjen e re estetike

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të bukura dhe seksi të showbizit shqiptar. Modelja njihet edhe për fotot e saj provokuese në Instagram, me të cilat ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen. Shpresh herë, ajo është akuzuar edhe për operacione plastike e Photoshop. Këtë herë, pa komplekse Kejvina i ka treguar ndjekësve në rrjetin social ndërhyrjen e re në fytyrë.

Teksa ka publikuar një story, ish-velina ka zbuluar se ka bërë një ndërhyrje estetike te buzët.

“Buzët si qershi nga (emri i doktorit italian)”, ka shkruar modelja të cilës mesa duket po i pëlqejnë aq shumë buzët e saj “të reja”.

Kujtojmë se prej pak kohësh, Kejvina ndodhet në Dubai sëbashku me aktoren Arta Elezaj ku duket se po shijojnë pushimet sëbashku. /News31