P.Diddy zbulon si është marrëdhënia e Will Smith dhe Chris Rock pas shuplakës famëkeqe

Will Smith dhe Chris Rock duket se janë pajtuar pas shuplakës famëkeqe, të paktën kështu ka zbuluar Page Six.

Sean “Diddy” Combs konfirmoi në festën e “Vanity Fair Oscars” të dielën mbrëma se dyshja e lanë pas krahëve mosmarrëveshjen që ndodhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Nuk ka asnjë problem. Ka mbaruar. Unë mund ta konfirmoj këtë,” tha P. Diddy për Page Six, pa dhënë detaje të mëtejshme se si Smith dhe Rock ishin pajtuar.

“Ka vetëm dashuri,” shtoi ai. “Ata janë vëllezër.”

Në fjalimin që mbajti kur pranoi çmimin, Smith u kërkoi publikisht falje të gjithëve, përveç Rock.

Pas shfaqjes së çmimeve, aktori mori pjesë në festën e Vanity Fair me familjen e tij dhe kërceu gjatë gjithë natës, qartësisht i patrazuar nga drama që shkaktoi disa orë më parë.