Oyku Karayel dhe Sara Hoxha kanë një të përbashkët

Aktorja turke Oyku Karayel të cilën e kemi parë në serialet “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri” e “Rrahje zemre” do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti këngëtari Can Bonono po presin me padurim djalin e tyre e madje i kanë gjetur edhe emrin. Oyku ka zbuluar në një intervistë së fundmi se bebushit do i vendosin emrin Roman.

Ky është një emër shumë i veçantë që Sara Hoxha gjithashtu e ka zgjedhur për të voglin e saj.

Oyku ka pozuar për herë të parë edhe me barkun e rrumbullakosur dhe është shprehur se ndodhet në një periudhë shumë të paqtë të jetës së saj.