Ornella Muti: E dua shumë Rusinë, por jam shumë konfuze për luftën e Ukrainës!

Aktorja e fashme italiane, e cila nga ana e nënës është me origjinë ruse ka shkaktuar polemika të shumta me deklaratën se saj në lidhje me konfliktin që po zhvillohet në Ukrainë. Aktorja 67-vjeçare nuk e ka fshehur kurrë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Rusinë, ku ka dhe një residencë dhe një shtëpi madje ka bërë kërkesë për marrjen e nënshtetësisë ruse.

Lidhur me pyetjen e drejtuar se cili ishte opinioni i saj në lidhje me këtë luftë dhe cilët janë viktima të këtij agresioni, aktorja i ka lënë të hutuar të gjithë me pëgjigjen e saj.

“Unë jam gjysmë ruse, dhe është çështje që s’më përket nua. I dua shumë rusët dhe ata më duan mua dhe për këtë më vjen keq. Lufta është gjithmonë e gabuar,” është shprehur aktorja e njohur. Ndryshe nga ajo, dy emra të nohur të artit italian si Albano dhe Pupo, janë distancuar menjëherë nga pala ruse, duke dënuar aktet e dhunës dhe luftën, pavarësisht marrëdhënieve të mira që kanë pasur.