Ori Nebijaj bie në dashuri me Capital T, i propozon live në emision

Ori Nebiaj, një nga moderatoret më të veçanta të ekranit shqiptar ka çuditur mëngjesin e kësaj të premte publikun, ndërsa i propozoi live e shumë spontanisht të ftuarit të saj.

Ori-2

Ishte këngëtari nga Kosova Capital T, i ftuari i puntatës së sotme të programit të mëngjesit në “Top Channel”, për të folur për koncertin e tij recital që do të mbajë në Tiranë më 19 shtator në orën 19:00. Gjatë bisedës, Ori i renditi Trim Ademit (emri i vërtetë i Capital T) gjithë cilësitë e tij si: i talentuar, i mirë, modest, human, i bukur”, dhe kur biseda e natyrshme u fokusua tek jeta e tij private, e kur Isli e pyeti se çfarë po ndodh me çështjet personale, Ori ndërhyri duke e pyetur të ftuarin troç fare:

“Ore beqar je”? thashë ta kryejmë kështu shpejt e shpejt. Ta marr me vete në shtëpi”. Duket se një djalë kaq i kompletur si Capital T e bëri Orin për vete menjëherë.

https://www.instagram.com/p/B2WUIKhAGUp/?utm_source=ig_embed