Operacione plastike dhe aventura luksi, Armela Hyseni e “Big Brother” zbulon jetën e saj në klipin e parë si këngëtare

Ish-banorja e “Big Brother 9”, Armela Hyseni, është nga ato personazhe që edhe pse e përfundoi brenda një kohe të shkurtër qëndrimin në shtëpinë e reality showt, famën më të madhe e fitoi pas daljes nga gara.

Ajo është një nga personazhet që përjetuan eksperiencën e izolimit për 100 ditë brenda një shtëpie të monitoruar të 24 orët e ditës nga kamerat. Së fundmi, Armela ka njoftuar ndjekësit se ka vendosur të përfshihet në muzikë, duke realizuar klipin e saj të parë.

Armela-2

Në disa postime të saj në “Instagram”, ajo ka lançuar këngën “Thirrëm” në bashkëpunim me një producent të njohur në Prishtinë. Ishte vetë producenti Diez ai që njoftoi se po punonte për një këngë me Armela Hysenin, pjesë të së cilës Armela i ka ndarë me miqtë në “Instagram”.

Në skenat e klipit, ajo shfaqet e veshur me të kuqe brenda një makine kabriolet, duke bërë kështu realitet ëndrrën për të qëndruar në tregun e famës si këngëtare. E vërteta është që u bë kohë që ajo po punon për futjen në tregun e muzikës, duke filluar me imazhin.

Armela-3

Kështu, në skenat e klipit mund të shohim një copëz nga jeta e saj reale, që nga rezultati i ndërhyrjeve estetike dhe deri tek aventurat e jetës së bukur të luksit që bën. Ndërkohë, sa i takon jetës private, u fol se ish-banorja e “Big Brother 9” ka nisur histori të re dashurie me një djalë para një viti, identitetin e të cilit ka preferuar ta mbajë sekret.

Disa ditë pasi ajo ndau në rrjetet sociale një foto, ku mbante kapur dorën e një djali, miq të saj të afërm treguan se modelja është përfshirë në një lidhje serioze, që komentohet si e para pas ndarjes nga Damiano Agalliu, me të cilin, siç u tha më vonë, u lidhën për lojë. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Armela ishte “single” dhe një ndër banoret më të diskutuara për ngacmimet nga djemtë dhe për pamjen e saj si një vajzë tërheqëse dhe me forma të rrumbullakosura.

Armela-4

E duket se gjërat ndryshuan më vonë për modelen dhe ajo nuk është më një beqare e lumtur, siç e prezantonte veten në intervista. Nuk vonoi shumë dhe ajo publikoi një video, duke kënduar një këngë “Urime për dashurinë e re!” dhe pas kësaj, të gjithë komentuesit filluan të dyshonin se në jetën e saj patjetër kishte hyrë një person i ri.

Ish-lojtarja, që vinte nga bota e modës në “Big Brother”, ngacmoi kuriozitetin e fansave me një tjetër postim, pasi ajo publikoi një fotografi bardh e zi në “Instagram”, ku dukeshin duart e një djali dhe një vajze, të kapura me njëratjetrën.

Armela-5

Siç shihej nga fotot, ajo ishte duke kaluar një natë romantike me të dashurin nën tingujt e muzikës dhe avujt e alkoolit. Mikeshat e saj tregojnë se nuk ka diskutim që ajo po jeton një lidhje të re, por për arsye që i di vetëm ajo, Armela ka menduar që ta mbajë dhe pak në mister këtë histori, që padyshim e bën të ndihet e dashuruar dhe e plotësuar.

Ndërkohë që, pak kohë më parë ajo pozoi e veshur nuse, kësaj here si modele e modës së re të fustaneve të nusërisë. Në fotot e reja ajo gati nuk njihet për faktin se kishte ndryshuar ngjyrën e syve me lente. Përveç seteve artistike të fotove që poston dhe klipit të parë, ajo e ka shprehur hapur ambicien për të qenë një showgirl, duke qenë se synon edhe botën e televizionit.

Armela-1

Pak kohë më parë, u përfol edhe për një lidhje të mundshme me reperin shqiptar që bën karrierë në Londër, të njohur në muzikë me emrin Escobar. Ajo u fotografua në Tiranë në shoqërinë e ishmikut milioner të Noizy-t, Emra Hajrizaj (reperi Escobar), i cili gjatë qëndrimit në Tiranë dha disa intervista, ku rrëfeu jetën e shtrenjtë që bën.

Ndërsa Armela për afrimitetin me të u shpreh: “Me Escobarin jemi njohur nga miq të përbashkët. Jemi thjesht shokë, që kalojmë mirë në grup shoqëror”. Duke qenë se ajo poston shpesh foto në rrjetet sociale, ku ekspozon jetën e bukur që bën, Armela ka treguar se ajo që shihet te fotot është jeta e saj e vërtetë.