Olta Gixhari sfidon hapur Arbana Osmanin, ja për çfarë bëhet fjalë (VIDEO)

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur së fundmi që të sfidojë moderatoren, Arbana Osmani. Dhe e gjeni dot se në çfarë profili?

Në pjesën e gatimit. Në një postim në “Instastory”, Olta shfaqet e ulur në një tavolinë, me një pjatë frutash pylli në dorë.

Olta-Gixhari-2

Me humor, aktorja shpjegon “gatimin” e saj special dhe në fund shprehet se është dietike dhe se shoqërohet me një gotë verë.

Ndërkohë në video shkruan: “Të sfidoj Arbana Osmani”, duke e etiketuar moderatoren e dashur për publikun shqiptar.

Kjo sfidë vjen pasi Arbana herë pas here publikon në “Instastory” foto apo video të gatimeve që ajo bën. Tashmë të presim se si do reagojë Osmani pas sfidës që i hapi Gixhari.