Olsi Bylyku tregon pse refuzoi ftesën e “Kosheres” edhe pas ofertës së majme

Olsi Bylyku ishte i ftuar mbrëmjen e djrshme i ftuar në emisionin “ExPuls”, ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga jeta personale dhe profesionale.

Ndër të tjera ai ka treguar se ka marrë një ofertë për tu bërë pjesë e “Kosherja show”, madje i është ofruar edhe një shumë e majme parash. Mirëpo, aktori tregoi se e refuzoi për një arsye shumë të fortë përtej marrëdhënieve me Bes Kallakun dhe Altin Bashën. Ai tha se në 6 vite karrierë ka ndërruar 3 emisione dhe nëse do hidhte një hap tjetër, kjo do ishte për të një kosto në lidhje me stabilitetin artistik.

“Po më ka ardhur ofertë, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e Kosheres, por e gjithë kjo u bë për shkak të stabilitetit tim artistik, që për mendimin tim në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbarojë një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në Klanifornia, por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’ kur kam qenë në Klan, por sapo kisha shkuar në Klan dhe sigurisht lëvizja ishte e pamundur”, tha Olsi, duke shtuar se oferta e “Kosheres” ishte goxha e majme.