‘O nënë hape derën’/ Detaje të reja nga krimi që tronditi Vlorën, autorët zbrazën një karikator ndaj 35-vjeçarit, u përpoq të shpëtonte, nuk ia doli!

Zbardhen detaje të reja nga krimi i cili tronditi sërish Vlorën mbrëmjen e kaluar. Shkëlzen Velaj e kuptoi që ndaj tij ishte planifikuar një atentat dhe u përpoq të shpëtonte, duke nxituar të hynte në pallat dhe më pas në shtëpi.

Teksa ecte me shpejtësi drejt hyrjes së pallatit ku ai jetonte në lagjen “24 Maji” të Vlorës, i thirri dhe nënës që ajo t’i hapte derën.

Por autorët, që sipas burimeve zbrazën një karikator të tërë mbi të riun, e lanë të plagosur dhe u larguan. Policia tha se viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijejtojë plagëve të marra.

35-vjeçari u vra më armë zjarri pak para mesnatës së të enjtes, nga autorët ende të paidentifikuar.

Korespondenti i Panorama, bën me dije se nga kqyrja paraprake e kufomës është konstatuar se viktimën e kanë prekur 15 plumba, më së shumti në pjesën e barkut.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë u konstatua pas krimit duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.