Numërimi mbrapsht sapo filloi, “Big Brother Vip” nis tani!

Numërimi mbrapsht sapo filloi dhe nuk bëhet fjalë për javë a muaj po për ditë.
Prezantuesja Arbana Osmani konfirmon se vetëm pak ditë na ndajnë nga ndezja e dritave në shtëpinë më të famshme në vend, që këtë vit do të mirëpres VIP-a dhe jo njerëz të zakonshëm.

Detaje të tjera sesi do të operohet në kushtet e pandemisë dhe se cilët janë personazhet publikë që do bëhen pjesë e shout mbeten për t’u zbuluar në vijim.
Ndaj sytë nga Arbana sot për të parë nëse ajo do ta zbulojë datën kur do të nisë shou në instagramin e saj./revistawho.com