“Nuk të uroj më të mirat, se tashmë më ke”- Marina Vjollca uron Getoarin për ditëlindje, ja si i përgjigjet reperi

Reperi i njohur Getoar feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij Marina Vjollcës.
Në një postim në Instagram, moderatorja e njohur i dedikoi fjalët më të ëmbla bashkëshortit të saj, ku nuk munguan as batutat.
Duke e konsideruar se heroi e saj, Marina i uroi ditëlindjen reperit.
Por ajo nuk i uroi më të mirën Getoarit, pasi sipas saj e ka gjetur dhe është vetë Marina.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit tim të dashur, heroit tim, burrit tim të pashëm 😎 (Doja të uroja më të mirën, por tashmë më ke. Nuk ka nevojë 🤣)”– shkroi moderatorja.
Postimin e shoqëroi me një foto të Getoarit në makinë, i cili tha se është shumë me fat që ka Marinën në krah.
“Jam me fat ❤️”- komentoi reperi në statusin e saj.